Google ADS

Bajqinovci i reagon opozitës: E gatshme të zmbrapset edhe kur Kosova ka të drejtë

19:03 | 5 Nëntor 2022
E.H

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas largimit të serbve nga institucionet e Kosovës.

Bajqinovci përmes një shkrimi në Facebook tha se opozita sot, sikur kur ishte në qeveri, e gatshme për t’u zmbrapsur edhe në situata kur Kosova ka të drejtë.

“Albin Kurti dhe Vetëvendosja po dëshmojnë që përveç në qeverisje dallojnë shumë me klasën politike edhe në opozitëbërje. E opozita sot si në qeveri dje: e gatshme me u zmbraps edhe në situata kur Kosova ka të drejtë”, ka shkruar ai.

Serbët e Kosovës morën vendim sot për t’u larguar nga të gjitha institucionet.

Kryeministri Kurti reagoi duke u bërë thirrje që të mos bien pre e manipulimeve të pushtetarëve serbë dhe të mos braktisin institucionet e Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme