Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka kritikuar partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës.
Ai thotë se partitë opozitate po e akuzojnë se Kurti ka hyrë në negociata për Asociacionin në këmbim të liberalizimit të vizave, duke shtuar se opozitës i ka humbur koncentrimi.
“S’po mund të zënë vend askund. Pse e kanë këtë siklet, ata e dinë më mirë!”, ka shkuar Bajqinovci.
Postimi i tij i plotë:
Filluan shqetësimet e opozitës për liberalizimin e vizave.
Njëherë thonë se është meritë e të gjithëve, e sidomos e opozitës.
Tash po thonë se Albini ka hyrë në negociata për asociacionin në këmbim të liberalizimit të vizave.
Opozitës i ka humbur koncentrimi. S’po mund të zënë vend askund. Pse e kanë këtë siklet, ata e dinë më mirë!
Anipse liberalizimi dhe shampanja ka ndodhur pardje./arbresh.info/
Zelensky uron Trumpin
Osmani takoi komandantin e KFOR-it: Bashkëpunimi i ngushtë ë...
Stresi rikthehet në BBVK, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Kurti në Kastriot, premton punësimin e vajzave dhe grave në ...
Çfarë mbeti pas luftës në Rripin e Gazës?/ Rindërtimi mund t...
Hamza në Dragash: Destinacion i mrekullueshëm turistik, do t...