Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci dhe ai i PDK-së, Rashit Qalaj, deklaruan se vendimi për targat ilegale, që janë prezente në veri të vendit, duhet të implementohet nga 1 nëntori.
Bajqinovci tha se vendimi i qeverisë për targa duhet të zbatohet.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, theksoi se jemi në një pikë ku nuk ka shtyrje dhe se vendimi i qeverisë së Kosovës për targat duhet të zbatohet.
Ai në emisionin “RTK Prime” tha se ka shumë presion nga strukturat kriminale serbe që po u djegin edhe veturat, qytetarëve të Kosovës në veri. “Ato që po i djegin veturat dhe po u bëjnë presion qytetarëve janë bandat e Vuqiçit”, theksoi ai.
Sipas tij data 1 nëntor nuk do të diskutohet. “Nuk duhet të jetë presioni i bashkësë ndërkombëtare mbi datën, por mbi bandat kriminale. Vuqiçi do destabilizim”, tha ai.
Qalaj: Vendimi për targat duhet të zbatohet
Ndërsa deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se PDK mbështet qeverinë e Kosovës, kur është në pyetje mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës.
“Vendim i për targat duhet të implementohet nga data 1 nëntor”, tha Qalaj. Sipas tij, viktimat kryesore në veri janë vetë banorët serbë që jetojnë në Republikën e Kosovës.
“Presioni i madh është direkt nga aparati shtetëror i Serbisë dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, tha ai. /rtk
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...