Ndonëse disa zyrtarë po e thonë të kundërtën, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se edhe nëse Gjykata Kushtetuese vendos në favor të deputetëve Veton Berisha e Albert Kinolli, nuk rrezikohet mandati i presidentes Vjosa Osmani.
Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka thënë se për çdo muaj po e shkarkojnë kryeministrin Albin Kurtin dhe presidenten Vjosa Osmani.
“Çdo muaj po e shkarkojnë kryeministrin dhe presidenten”, ka shrkuar ai.
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, po thotë se nuk mund të rrezikohet mandati i Presidentes apo dhe Qeverisë së Republikës.
Siç shkruan ai, kjo sipas praktikës së ndërtuar nga vet Gjykata Kushtetuese por edhe standardet ndërkombëtare lidhur me parimin e sigurisë juridike.
”Edhe nëse Gjykata Kushtetuese vendos pozitivisht sipas kërkesës së deputeteve Berisha dhe Kinolli të cilët kanë kontestuar kushtetutshmërinë e Aktgjykimit AA.nr.29/2021 të Gjykatës Supreme të Kosovës, si dhe Vendimit Anr.736/2021 të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), sipas praktikes së ndërtuar nga vet Gjykata Kushtetuese por edhe standardet ndërkombëtare lidhur me parimin e sigurisë juridike, nuk mund të rrezikohet mandati i Presidentes së Republikës apo qeverisë”.
”Në radhë të parë, ankesa e dorëzuar nga dy kandidatët për deputetë nëse rezulton e suksesshme, potencialisht mund të revokohet mandati i një deputeti nga partia Romani Iniciativa në dobi të kandidatit për deputet Veton Berisha, për shkak të dyshimeve potenciale për deformim të mekanizmit të ulëseve të garantuara, duke mos anuluar të gjitha votat që subjektet politike të komuniteteve joshumicë kishin fituar nga komunitetet tjera të cilave ata nuk i përkisnin”.
”Sikurse, edhe në rast Gjykata vendos në favor të dy deputeteve, prapë se prapë nuk mund të rrezikohet mandati i Presidentes, pasi që kanë kaluar afatet kohore kur ka qenë e mundur të kontestohet ligjshmëria e zgjedhjes së Presidentes së republikës”.
lexo edhe:
Reagojnë nga Presidenca pas raportimeve se Kushtetuesja mund ta rrëzojë Osmanin
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët