Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka deklaruar se kreu në detyrë i Qeverisë, Albin Kurti nuk tha se amerikanët kanë një plan sekret që përfshijnë shkëmbimin e territoreve.
Bajqinovci ka deklaruar se Kurti dhe Vetëvendosje kurrë nuk do të mund të paraqiten si antiamerikanë.
“Albini e asnjë deputet i LVV nuk ka thënë se Grenell apo dikush nga administrata e SHBA ka plan sekret. Kemi thënë se ka plan e marrëveshje jo transparente, pra sekrete ndërmjet dy presidentëve Thaçi-Vuçiç”, ka shtuar ai.
Deputeti i Vetëvendosjes ka shkruar se kreu i LDK’së, Isa Mustafa s’do të duhej më të provonte ta fsheh faktin se e ka shkrirë LDK’në te presidenti Hashim Thaçi.
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...