Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajçinovci ka thënë ka akuzuar opozitën se po bënë zhurmë të madhe në Kuvendin e Kosovës e në media kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ndërsa kur janë përballur më të në Komision, janë shndërruar në pula.
Ai, në intervistën për “Arbresh.info” pohon se pyetjet qesharake që drejtoheshin në Komisionin Hetimor ndaj ambasadorit Berishaj tregojnë që kjo çështje është e kotë.
Ai shprehet i bindur se po të kishte diçka të vërtetë në akuzat që po i bëhen ambasadorit Berishaj, vetë kryeministrit Albin Kurti nuk do të lejonte afër vetit njerëz të tillë.
Pavarësisht që në media dhe Kuvend deputetët opozitarë drejtonin akuza të rënda, kur u përballën me të në Komisionin Hetimor, Bajçinovci thotë se u bënë pula.
Madje, deputeti i VV-së, thotë se vetë ambasadori Berishaj iu drejtua deputetëve të opozitës së çfarë kanë për të pyetur, le ta pyesin aty, por sipas tij, asnjë prej tyre nuk e morën guximin ta bëjnë ansjë pyetje në drejtim të Berishajt, raporton “Arbresh.info”.
“Në Komisionin Hetimor ku ka qenë zotëri Berisha, e që të gjitha mediat kanë qenë aty, asnjë opozitarë nuk ka guxuar, të gjithë për qafe e kapshin. Unë nuk e kam kuptu, të gjithë atë piskam e kanë bërë në Kuvend, ndërsa kur u ulën para Martin Berishajt u bënë pula aty. Unë nuk i kam kuptu!. Edhe ai e shtroi shumë mirë, ‘folni çka keni, e thuani këtu’. E nuk patë asnjë pyetje konkrete që këta po kukurisin nëpër media e në Kuvend. Andaj unë mendojë dhe e kam dëgjuar me vëmendje z. Berishaj, asgjë aty nuk ka. Sepse po të kishte, ju mendoni se z. Kurti do ta lejonte të goditej duke leju njerëz të cilët janë të korruptuar në karrige a? Pyetjet që i bënin deputetët e opozitës ndaj tij ishin shumë qesharake”, është shprehur Bajçinovci për “Arbresh.info”.
Ndryshe, Ambasadori Martin Berishaj, sipas raportimit të mediave sllovene, dyshohet për një aferë korruptive 100 milionë euroshe me një kompani serbe që merret me energji, GEN-i.
I njëjti, dyshohet se ka tërhequr nga një bankë në Prishtinë mbi një milion euro para kesh. /Arbresh.info/
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...