Pas konfirmimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve se Fushë Kosova do të shkojë në balotazh, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për këtë komunë, Enver Bajçinca, ka thënë se beson se do të kenë përkrahjen e opozitës në këtë garë në mes tij dhe kandidatit të LDK-së.
“Besoj që edhe në balotazh ekziston një vullnet elektoral i opozitës që të na përkrahin drejt ndryshimit”, ka thënë Bajçinca sa ishte i ftuar në Edicioni Special.
Ai është shprehur se ka qenë i bindur se votat e diasporës dhe ato me kusht do ta bëjnë ndryshimin.
“Edhe pse i janë dashur pak vota për të kaluar pa balotazh kam qenë i bindur se votat e diasporës dhe ato me kusht do të na favorizojnë neve, Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Bajçinca.
“Faktikisht votat e diasporës e kanë larguar kandidatin e LDK-së nga kalimi pa balotazh sepse ne kemi pasur shumicën e votave aty nga diaspora kundrejt 13 votave për kandidatin e LDK-së. Edhe votat e opozitës na favorizojnë neve”, ka shtuar ai.
Ai në pyetjen se a do të bëjë koalicion me ndonjë parti u përgjigj se nuk mund ta marrë vetë vendimin.
“Kryesia e qendrës në Fushë Kosovë mund të jep propozim por vendimin e merr kryesia qendrore në Prishtinë.
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...