Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar ndaj disa personave zyrtarë se për interesa të tyre të ngushta po keqpërdorin pronën publike dhe po ndërtojnë pa leje.
Sipas tij, këto kanë çuar deri në kërcënime dhe sulme fizike ndaj zyrtarëve komunal të cilët siç thotë Bahtiri, po marrin masa ligjore për të mos lejuar vazhdimin e aktiviteteve ilegale, përcjellë Indeksonline.
Bahtiri përmes reagimit në llogarinë e tij në Facebook u ka bërë thirrje të gjithë këtyre personave që nuk do të zmbrapset dhe do të vazhdojë ta zbatojë ligjin.
Më poshtë gjeni reagimin e tij të plotë:
Të nderuar bashkëqytetarë.
Shfrytëzoj rastin që edhe një herë të ju falënderoj për besimin e dhënë në mënyrë plebishitare në zgjedhjet e fundit për Kryetar Komune. Kjo më ka bindur edhe më shumë se jam në rrugë të drejtë për përmbushjen e pritjeve tuaja, gjë që më obligon edhe më shumë që të qëndroj i palëkundshëm në këtë rrugë, bashkë me bashkëpunëtorët e mi në zbatimin e plotë të ligjshmërisë dhe ndaljen e plotë të korrupsionit dhe dukurive tjera negative.
Fatkeqësisht, ditëve të fundit, individë të pandërgjegjshëm dhe disa kompani të pa papërgjegjshme në Komunën tonë kanë ndërmarrë një ofensivë, që duket si e orkestruar dhe me dijeni të zyrtarëve të nivelit qendror për të shkelur ligjin dhe rregulloret e vendimet komunale, për interesa të tyre të ngushta personale dhe klanore, gjë që do ta rikthente në qytetin tonë anarkinë dhe kaosin që ekzistonte vite më parë.
Veprimet e tilla manifestohen me uzurpime dhe keqpërdorime të pronës publike, ndërtime pa leje dhe punë ilegale të fabrikave që seriozisht po e dëmtojnë ambientin dhe shëndetin e qytetarëve tonë, të cilat po shoqërohen me kërcënime dhe sulme fizike ndaj zyrtarëve komunal që po marrin masa ligjore për të mos lejuar këto aktivitete ilegale.
Ju bëj me dije të gjithë këtyre keqbërësve se asnjë kërcënim, sulm apo shantazh, nuk do të na frikësoj dhe nuk do të na zmbraps nga përkushtimi i jonë për të zbatuar ligjin, sepse vetëm kështu Mitrovicën mund ta bëjmë qytet të dinjitetshëm dhe evropian, të stabilizuar në aspektin politik e të sigurisë dhe të zhvilluar ekonomikisht, me të cilin mund të jemi pafundësisht krenarë.
Dukuritë e këtilla për ne drejtuesit e Komunës janë të papranueshme, prandaj nga ju qytetarë të nderuar kërkojmë të na mbështetni në këtë betejë kundër dukurive negative, që është edhe betejë e juaja e kamotshme, duke bashkëpunuar ngushtë me organet komunale dhe policinë e Kosovës për të denoncuar keqbërësit dhe për të pamundësuar kështu veprimet e tyre.
Në fund, nga policia e Kosovës dhe organet e drejtësisë kërkojmë mbështetje të fuqishme në realizimin e plotë të synimit tonë, duke ua bërë të qartë të gjithëve se askush nuk është mbi ligjin.
Drin Ejupi i bashkohet listës së PDK-së për zgjedhjet e 9 sh...
Sot pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pijes në Mitrovi...
Driloni-banorëve: Drenusha është ‘bossi’ i shtëpisë, ju jeni...
Vetëplagoset një 45-vjeçar në Lezhë
Situata në Ibër Lepenc, Rizvanolli: Mund të ketë reduktime t...
Policia shqiptoi afro 800 gjoba brenda një jave në rajonin e...