Agim Bahtiri, kryetar i Komunës së Mitrovicës, tha se Mitrovica nuk do të mund dhe nuk duhet të jetë temë e bisedimeve në dialogun Kosovë- Serbi.
“Negociatat për Mitrovicën kanë përfundua më 2015. Komuna ka kufirin administrativ dhe unë kam fuqinë që të vendosi dhe i bëjë thirrje qeverisë së Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar që të mos merren me negocimin për urën mbi Ibër dhe kufijtë administrativ, sepse kjo do të sillte ndarjen e Mitrovicës”, tha Bahtiri, në RTK.
Bahtiri foli edhe për takimin që kishte dje me shefi i zyrës së BE-së për Kosovë, i cili kishte deklaruar se edhe Ura mbi Ibër mund të jetë temë e dialogut Kosovë Serbi.
Kryetari Bahtiri tha se i prezantoi përfaqësuesit të BE-së gjendjen në Mitrovicë para dhe pas ardhjes së tij kryetar i qytetit.
“I tregova për ndryshimet që janë bërë dhe ndihmat që i janë dhënë Mitrovicës nga faktori ndërkombëtar, ambasadat e jashtme qytetit tonë”, tha ai.
Bahtiri thotë se e kundërshtoi qëndrimin që ura mbi Ibër të jetë temë dialogu në mes Kosovës e Serbisë. Nuk ka negociata për urën dhe ndarjen e Mitrovicës.
Bahtiri foli edhe par gjykatën Speciale dhe zhvillimet që po ndodhin aktualisht në Hagë.
“Unë dhe familja ime ja heqim kapelën çdo njëri që e ka marr pushkën me luftua për liri. Por tani jemi të pafuqishëm tu ndihmojmë. Na kanë vra në shtëpitë tona, nuk i kemi shkua askujt ta vrasim në vend që të dënohen ata që na kanë vra, po dënohen të pafajshmit”, tha pos tjerash Bahtiri
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...