Kryetari i Mitrovicës nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Shëndetësisë Uran Ismaili, i cili sot ishte përpjekur të hidhte poshtë shqetësimet e Bahtirit dhe të kryetarit të Vushtrrisë nga LDK-ja Xhafer Tahiri, të cilët dje me një reagim të vetin kishin thënë se PDK-ja po e synon drejtimin e spitaleve të këtyre dy qyteteve nga njerëz të saj.
Në reagimin e vet Bahtiri ka thënë se Ismaili është dashur të tregojë se kandidatja për drejtoreshë në spitalin e Mitrovicës është bashkëshortja e këshilltarit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe të PDK-së Kadri Veseli. Sipas Bahtiri edhe i përzgjedhuri tjetër në Vushtrri është kuadër nga PDK dhe se asnjëri nga ta nuk ka përvojë në punë shëndetësore.
Ai thënë se nëse nuk anulohen konkurset për këto dy poste, Mitrovica do të reagojë ashpër.
Ky është reagimi i Bahtirit:
“E lexova një deklarim të ministrit të Ministrisë së Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili nuk është asgjë më shumë se sa vërtetim i shqetësimit tim dhe të kryetarit të Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri, se PDK po tenton t’i politizoj spitalet e Mitrovicës dhe Vushtrrisë.
Pra, ministri Ismaili në asnjë pjesë të deklarimit të tij nuk e demanton politizimin e spitaleve, por që merret me përhapje të “mjegullës” përmes hapjes së disa temave të tjera.
Sa për informimin e qytetarëve, ministri Ismaili në deklarim është dashur të tregoj dhe të vërtetoj reagimin tonë, se kandidatja e vlerësuar me më së shumti pikë në testin me shkrim për spitalin e Mitrovicës është Mimoza Zeqiri, gruaja e Lulzim Zeqirit, këshilltarit të Kadri Veselit dhe kandidatit të PDK-së për asambleist në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës. Ai po ashtu ishte drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit në qeverisjen komunale të Mitrovicës 2009-2013 të udhëhequr nga PDK. Znj. Mimoza Zeqiri, është juriste dhe nuk ka përvojë në sistemin shëndetësor.
Po ashtu edhe për konkursin e shpallur për drejtor të Spitalit në Vushtrri, kandidati i vlerësuar me më shumti pikë është Sami Istrefi, asambleist i PDK-së në Kuvendin e Komunës së Vushtrrisë dhe drejtor komunal nga radhët e PDK-së në dy mandatet e kaluara qeverisëse në komunë. Po ashtu, edhe Sami Istrefi është jurist dhe nuk ka përvojë në sistemin shëndetësor.
Se kush po dëshiron politizimin e sistemit shëndetësor, kjo po shihet dhe nuk do koment më shumë.
Edhe sot, sikurse dje, i bëjë thirrje kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, presidentit dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, që t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për anulimin e këtyre dy konkurseve të montuara nga PDK-ja përmes ministrit të Ministrisë së Shëndetësisë. Në të kundërtën, Mitrovica do të reagoj ashpër.
Se a jam unë në shërbim të komunës dhe zbatimit të ligjit, këtë e kanë treguar qytetarët më së miri në vitin 2013 dhe e kanë vërtetuar edhe në vitin 2017.
Prandaj, edhe njëherë ju bëjë thirrje që t’i largoni duart nga politizimi i sistemit shëndetësor, duke iu dhënë mundësi njerëzve profesionistë që ta udhëheqin shëndetësinë e jo atyre që nuk dinë çka është një injeksion apo barna”.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...