Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të punëve për vazhdimin e ndërtimit të autostradës nacionale M2 Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht të segmentit të kësaj autostrade Vushtrri-Nedakoc, që është mbajtur në Giojbulë të Vushtrrisë.
Ky segment nacional do të quhet ”Rruga e Tre Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”.
Përurimin e punimeve e kanë bërë presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, Ministri i Eklonomisë dhe Financave, Bedri Hamza, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe kryetarët e Komunave Mitrovicë e Vushtrri, Agim Bahtiri dhe Xhafer Tahiri.
Kryetari Bahtiri me këtë rast ju tha gazetarëve, se ndërtimi i autostradës Prishtinë-Mitrovicë, ka një rëndësi të veçantë për këtë rajon dhe sidomos për Mitrovicën.
“Mitrovica dikur qyteti pothuaj më zhvilluar në Kosovës, ka kontribuar shumë në zhvillimin e përgjithshëm të shtetit të Kosovës. Ndonëse pas lufte Mitrovica për shkaqe tashmë të ditura, kishte ngecur parapa në zhvillim në të gjitha fushat. Së fundi ka filluar të këndellet dhe të marrë veten, ndërsa që ndërtimi sa më i shpejtë i autostradës deri në Mitrovicë, do të kontribuonte që Mitrovica të ketë një zhvillim edhe më të hovshëm dhe të kthej imazhin që kishte dikur”, ka thënë kryetari Bahtiri ndër të tjera.
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ky është një prej projekteve më të rëndësishëm dhe që ju duhet qytetarëve dhe komunave.”Kjo rrugë dhe të tjerat që janë shtruar e që do të shtrohen, do ta fuqizojnë Kosovën dhe do të ndikojnë në zhvillimin e hovshëm ekonomik të saj”, tha ai ndër të tjera.
Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës, kërkoj që projekti të përfundoj në afatin e paraparë, në mënyrë që pastaj të vazhdohet tutje për në Mitrovicë e më pastaj edhe Leposaviq e deri në kufi me Serbinë, për të lidhur kështu Kosovën me Evropën.
Ndërkaq, kryeministri Ramush Haradinaj tha se është lajm i mirë për Kosovën dhe ekonominë e saj fillimi i ndërtimit të këtij segmenti rrugor. “Projekti po vjen në kohën kur po punojmë në zgjidhjen e problemeve të Trepçës dhe konsolidimin e saj”.
Në ceremoni folën edhe ministrat Bedri Hamza e Pal Lekaj dhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. Ky segment i rrugës nacionale M 2 ka një gjatësi prej rreth pesë kilometra dhe do të kushtojë dy milionë, mjete këto të siguruara nga fondet e shteteve arabe.
Orav përsërit thirrjen e Borrellit për sulmin terrorist në I...
Kurti largohet nga Qeveria pas takimit me ambasadorët
Sulmi në Ibër-Lepenc, Hovenier: Mbështesim autoritetet kosov...
Sekuestrohen 10 armë zjarri brenda një jave në rajonin e Pri...
Miratohet në parim Projektligji për Lojërat Mesdhetare
Drin Ejupi i bashkohet listës së PDK-së për zgjedhjet e 9 sh...