Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur rreth problematikave politike të kufijve administrativ në mes të dy komunave, veri-jug si dhe hapjes së urës së Ibrit.
Bahtiri tha se sa i përket kufijve administrativ çdo gjë është e qartë dhe nuk do të ketë dialog rreth kësaj çështje.
Edhe për hapjen e urës së Ibrit ai tha se problemi i vetëm qëndron tek mënyra e hapjes së saj.
Sipas tij, Bashkimi Evropian (BE) dëshiron ta bëj hapjen me ceremoni ndërsa kryetari i Komunës së veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, dëshiron që ajo të bëhet pa ceremoni.
“Nuk besoj që ka probleme politike për tu hapur ura. Mendoj që dëshira e BE-së është që hapja e urës të bëhet me ceremoni, e Rakiq dëshiron që ajo të bëhet në mënyrë normale. Nuk ka problem tjetër. Asnjë centimetër nuk mund ta marr veriu. Absolut jo sepse vendimmarrja e lartë në Prishtinë është pajtuar me mendimin tim dhe si e tillë ka përfunduar dialogu në mes të këtyre dy gjërave, urës dhe kufirit administrativ. Nuk dëshiroj as të ketë dialog në mes të këtyre dy çështjeve”, ka thënë Bahtiri.
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...