Kryetari në detyrë i Mitrovicës ka mbajtur tubim zgjedhor në fshatin Kçiq të Mitrovicës, shkruan arbresh.info
Në një sallë të mbushur me simpatizantë e qytetarë të cilët prisnin atë me ovacione, ai i quajti ata krenari të zemrës.
Ai e ka quajtur Kçiqin një fshat të bekuar, i cili në kohën e luftës ka strehuar shumë të ndjekur politikisht.
“Ky popull e ky vend e meriton që secili kryetar që vjen ta ndihmoj këtë fshat të bekuar. Nuk po them që kemi punuar shumë në këtë vend, marrë parasysh buxhetin që kemi pasur të kufizuar, por mbi 50 për qind është investuar”, ka thënë ai.
“E di që Kçiqi është vendimtar për secilin, sikurse më 2013 kur ma dha besimin. Puna ime asnjëherë nuk do të ndalet në Kçiq, duke mos e ndalë asnjë rrugë të ndërtohet në këtë vend”, është shprehur Bahtiri.
Agim Bahtiri në përkrahje të LDK-së, VV-së e Alternativës do të ballafaqohet në balotazh me Valdete Idrizin e PDK-së./arbresh.info/
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri