Bahtiri premton se gratë do të jenë në pozita drejtuese në qeverisjen e ardhshme

18:33 | 14 Tetor 2017
Arbresh.info

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka mbajtur një tubim  me Forumin e Gruas të AKR-së, në Mitrovicë.

Ai gjatë tubimit shpalosi plan programit e tij për qeverisjen e Mitrovicës.

Në mes të tjerash Bahtiri është zotuar se në qeverisjen e ardhshme të komunës së Mitrovicës, femrat do të kenë pozita drejtuese dhe hapësirë të duhur.

Ky është postimi i plotë i Agim Bahtirit në Facebook:

Në takim me Forumin e Gruas të AKR-së shpalosa plan programin qeverisës për mandatin e ardhshëm, me ç’rast mora mbështetja të madhe.

Në kabinetin tim të ri gratë do të kenë pozita drejtuese dhe do t’iu jepet hapësirë e duhur në dikastetet kryesore të komunës, në mënyrë që ato të jepin kontributin e tyre për zhvillimin e Mitrovicës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme