Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se qytetit të Mitrovicës shumë shpejt do i shtohet edhe fabrika e reciklimit të mbeturinave, e para e këtij lloji në Kosovë.
“Projekteve të mëdha që janë realizuar në Mitrovicë, nga tash do t’i shtohet edhe fabrika për reciklimin e mbeturinave, që është e para e këtij lloji në Kosovë”, ka shkruar Bahtiri në faqen e tij në Facebook.
“Me një investim prej 3.5 milionë euro, kjo fabrikë tashmë është kompletuar dhe pas mbarimit të procedurave teknike standarde do t’ia fillon punës, ku edhe do të hapen dhjetra vende të reja pune”
Tutje Bahtiri tregon se për cka do të shërbejë kjo fabrikë në të ardhmen.
“Mbeturinat si hekuri, letra, druri, plastika e qelqi, do të ndahen dhe grumbullohen këtu për t’u shitur, me çka do ta zvoglojnë sasinë e mbeturinave që hudhen ne deponi me më shumë se përgjysmë”
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë