Kandidati i AKR-së për Mitrovicën dhe kryetari aktual, Agim Bahtiri ka treguar se çfarë është bërë për rrugët dhe kanalizimet gjatë mandatit të tij.
Ai poashtu ka treguar edhe se çka parasheh programi i tij për këtë sektor.
“Do të vazhdojmë dinamikën e shtrimit të rrugëve në lagje dhe në qytet e në fshatra”.
“Ne jemi duke punuar ngushtë me ujësjellës, të gjithë gypat që janë instaluar me gypa të azbestit që janë kancerogjen po ndryshohen, kam përfituar një donacion me bashkëfinancim nga Luksemburgu në vlerë 1 milion e gjysmë euro”.
“Jemi duke e futur në proces në fshatra dhe lagje, jemi shumë mirë në këtë drejtim”.
“Poashtu planifikojmë që të ndërtojmë një gyp direkt prej Mitrovicës në Shalë të Bajgorë, ku me rënie të lirë do të lidhet krejt Shala”.
“Kanalizimet, kemi kryer diku 92 km kanalizim deri më tani, kemi edhe buxhetin e ndarë për kanalizime dhe rrjetin e ujësjellësit por kemi edhe një kredi prej 12 milionë eurosh nga Austria dhe dokumentacioni ka kaluar në mënyrë të rregullt”.
Bahtiri në Magazina Lokale në Klan Kosova ka thënë se akoma ka punë në këtë fushë dhe se akoma ka probleme të mjaftueshme.
Kryetari aktual i Mitrovicës që synon edhe një mandat ka folur edhe për rrugët dhe parkingjet duke shpalosur edhe programin e tij.
“Kemi shtruar 200 km rrugë deri më tani, ka qenë një mandat më i suksesshmi prej rrugës pas luftës”.
“Nuk kemi lënë lagje apo fshat pa intervenuar, sidomos në Shalë, të cilët asnjëherë se kanë prekur atë zonë”.
“Do të vazhdojmë ritmin edhe më të madh, po ju garantoj qytetarëve se nuk do të ketë rrugë që nuk do të shtrohet me asfalt”.
“Ne kemi dhënë dy vendparkingje për t’u ndërtuar, njëra është në qendër të qytetit që do të jetë nëntokësor dhe tjetri është nëntokësor por do të jetë edhe katër kate mbi tokë”.
“Nuk është e mjaftueshme kjo, do të kërkojmë që parkingjet të rriten edhe më shumë sepse parkingjet duhen në qytet sepse njerëzit nuk duan që ta lënë veturën larg qytetit”.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...