Kryetari i Mitrovicisë Jugore, Agim Bahtiri ka ftuar që të ketë unitet mes Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës për t’i thënë jo shkëmbimeve territoriale me Serbinë.
Përmes rrjeteve sociale, Bahtiri ka pohuar se nëse ndodhë ndonjë pazar eventual me Serbinë për Mitrovicën, kjo nuk do t’i falej askujt.
Postimi i plotë:
KËRKESË PËR KUVENDIN DHE QEVERINË
Duke e parë situatën e rëndë në të cilën gjenden institucionet e Kosovës për shkak të dialogut të Kosovës me Serbinë, e kam një mesazh për deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe Qeverinë e Kosovës, pasi që nuk bën të luhet me fatin e Mitrovicës, duke përdorur shkëmbimet territoriale apo ndryshimin e kufijve.
Le ta dijë mirë ky president, kjo qeveri, e secili deputetë, se për çdo veprim që bëjnë do të japin llogari para qytetarëve të Mitrovicës, sepse askush të mos mendojë se mund të shkatërrohet e ardhmja e Mitrovicës dhe tërë Kosovës. Mjaftë e kanë ndarë Mitrovicën, e kanë varfëruar dhe në krah të këtyre dhimbjeve që i kanë shkaktuar veriut dikush është pasuruar me anë të kontrabandës Prishtinë – Beograd.
Askush më nuk do të mund të luaj me Mitrovicën dhe tokën e saj te ujitur me gjakun e dëshmorëve, të bijëve dhe bijave tona më të çmuara të kombit tonë. Tani flitet dhe proklamohet prej qarqeve më të larta të shtetit, duke filluar nga Hashim Thaçi së bashku me njerëzit e afërt të tij, e duke lobuar te miqtë dhe armiqtë e Kosovës për të copëtuar trojet tona shekullore shqiptare.
Ju bëj thirrje deputetëve, që në emër të gjakut të derdhur që ende ka aromën e freskët dhe ajo aromë gjaku duhet të ju përcjellë gjithkund, në shtëpi, në punë e në rrugë, në emër të lotëve të nënave që kanë mbetur pa djem dhe bija të tyre, në emër të fëmijëve jetim që nuk i kanë parë prindërit e tyre, në emër të amanetit të dëshmorëve tonë, në emër të qytetarëve të Mitrovicës së plagosur, ju ftoj që të bëheni një, një grusht i fortë, duke i lënë anash interesat partiake, grupore, personale dhe t’i thoni jo shkëmbimeve territoriale të Kosovës me Serbinë.
E ftoj Kryeministrin e vendit për të cilin kam respekt për luftën që e ka bërë për çlirimin e vendit, për familjen e tij që kanë dhënë shumë për këtë vend, që të merr timonin në dorë të anijes së madhe të quajtur Kosovë dhe ta drejton në destinacionin e ruajtjes së sovranitetit të Republikës së Kosovës.
Nuk e kam dëshiruar rrugën asnjëherë, pasi që gjithmonë i dëshiroja bisedimet në tavolinë, sepse atje jam shumë i fuqishëm. Por çdo lëvizje në drejtim të kundërt të këtij apeli tim, në emër të qytetarëve të Mitrovicës do të më fus në një proces tjetër, e që unë nuk e dëshiroja.
Prandaj edhe njëherë ju bëj thirrje, që o sot o kurrë të bëheni një, të bëni një platformë prej njerëzve më të mirë të vendit për të biseduar me palën serbe, pa hyrë në rend dite opsioni i ndarjes apo shkëmbimit të territoreve, pa hyrë në rend dite themelimi i Asociacionit me fuqi ekzekutive, por të hyj në rend dite normalizimi i gjendjes politike dhe njohja reciproke e dy shteteve sovrane, siç janë Republika e Kosovës dhe Serbisë.
Besoj që secili deputetë në Kuvendin e Kosovës do ta mbështes opsionin tim dhe do të ju isha falënderues gjithë jetën, sepse ky është një moment historik për qytetarët e Kosovës e në veçanti për qytetarët e Mitrovicës.
Sinqerisht,
Agim Bahtiri
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...