Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri po mbanë takim me shoqërinë civile dhe partitë për zhvillimet e fundit politike në vend, posaçërisht tendencës për ndarjen e Kosovës.
Në fjalën e tij Bahtiri tha se janë mjaft të brengosur kur po e din se çka po e pret vendin.
“Duke e parë situatat që po i mbrojnë interesat e dikujt tjetër dhe jo interesat e popullit. Ndarja e Mitrovicës ka bërë Mitrovicën të pafuqishme në vendimmarrje dhe unë e kam gjet Mitrovicën me 15 mijë banorë të shpërngulur dhe asnjëherë Qeveria nuk ka bërë asgjë. Ne do të përkrahim dialogun sepse nuk ka perspektiv pa dialog por njerëzit të cilët kanë shkuar për të marr vendime nuk janë legjitim nga Kuvendi i Kosovës dhe nuk kanë autoritet për të marr vendime për Kosovën dhe ata nuk mund të marrin vendim pa miratimin e Kuvendit”, ka thënë Bahtiri.
Sipas tij, zërat se do të ketë tema të dhimbshme në dialogun Kosovë-Serbi aludojnë në ndarje të Kosovës.
“Zërat se do të jenë tema të dhimbshme aludojnë për ndarje të Kosovës dhe ne nuk do ta pranojmë një gjë të tillë sepse çdo pjesë e tokës i vjen aromë gjaku dhe ajo aromë gjaku duhet të na përcjell një çdo vend dhe ai që guxon ta shkel këtë gjak nuk ka vend në Kosovë dhe në krye të Kosovës”, u shpreh Bahtiri.
Ai ka shtuar se pjesë e negociatave duhet të jenë njerëzit që nuk kanë dosje dhe që e dojnë shtetin e Kosovës./Arbresh.info
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...