Google ADS

Bahtiri nga Mitrovica: Qytetarët të votojnë më të mirin

11:34 | 22 Tetor 2017
Arbresh.info

Kandidati i AKR-së për Mitrovicë, Agim Bahtiri, ka kryer obligimin e tij qytetarë duke votuar në shkollën “Harun Beka” në Gushac.

Në një prononcim për media Bahtiri ka thënë që ky proces është ndër më të mirat.

“Ka qene një ndër proceset me të ndritshme, nuk ka pas asnjë incident më të vogël. Uroj që të gjithë qytetarët të mbajnë këtë rend e të dalin o sot o kurrë që të votojnë më të mirin”, deklaroi Agim Bahtri.

Ndërsa lidhur me dy veturat e komunës së Mitrovicës që janë në lëvizje, Bahtiri ka thënë që ato i janë dhënë në huazim KQZ-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme