Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me nëntë nëndegët kryesore të LDK-së në këtë komunë.
Këtë vet ai e ka bërë të ditur duke thënë se ai gjithmonë ka qenë me LDK-në e Ibrahim Rugovës dhe kjo u vërtetua me nënshkrim të marrëveshjes.
Postimi i plotë në facebook:
Sonte me nëntë nëndegët kryesore të LDK-së në Mitrovicë nënshkruam marrëveshje koalicioni, të cilat do më mbështesin fuqishëm më 19 nëntor në garën e balotazhit, ku do të arrijmë fitore madhështore. Unë kam thënë se gjithmonë do të jem me LDK-në e Ibrahim Rugovës dhe kjo u vërtetua edhe sonte. Pres që së shpejti të na bashkohen edhe nëndegë të tjera.
Koalicion sonte nënshkruam me këto nëndegë të LDK-së:
1) Ilirida 2) Bairi 3) Ura e Gjakut 4) 2 Korriku 5) Kçiqi 6) Tuneli i parë dhe Zasella 7) Koshtova 8) Rashani, Mazhiqi dhe Tërstena 9) Bajgora.
Kryetari i Zubin Potokut: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndro...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...