Google ADS

Bahtiri: Ndihmuam kulturën dhe sportin me aq buxhet sa kemi pasur

23:34 | 3 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Mitrovicës që po rikandidon për këtë post, Agim Bahtiri, ka thënë se janë munduar maksimalisht që ta ndihmojnë kulturën dhe sportin me buxhetin që e kanë pasur, por tha se ai buxhet është i pamjaftueshëm, njofton Klan Kosova.

Bahtiri tha se kanë paraparë buxhet ekstra për të rinjtë, që të mund t’i financojnë projektet e tyre.

“Kemi bërë mjaft në këtë drejtim, me aq sa kemi pasur mundësi të bëjmë”, tha ai në Magazinën Lokale të Klan Kosovës sa i përket sportit.

Ai pohoi se disa klube në Mitrovicë janë përkrahur nga djemtë e tij, ndërsa ekipin e femrave në volejboll tha se e ka dërguar për një javë pushim në Shqipëri.

Lidhur me rininë dhe sportin, Bahtiri tha se nuk është aq shumë sa duhet investuar, dhe se shkaku i buxhetit të pamjaftueshëm i ka përdorur mjetet e familjes së tij për t’i ndihmuar ata.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme