Kandidati i AKR-së, për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri në tubimin me banorët e Mitrovicës ka thënë se kanë dëgjuar dhe takuar çdo qytetarë në çdo lagje dhe duke iu premtuar se do të jetë një referendum gjithë popullor për kryetarin e ardhshëm, Agim Bahtiri.
“Kryetari i qytetarëve të Mitrovicës që gjithëmonë ka marr vendime në interes të qytetarëve të vet dhe të qytetit të Mitrovicës që është një qytet i kulturës, i dijes i minatorëve. Ku këtë qytet para se të vija unë e ndajtën e copëtuan, e bënë qytet të kontrabandës, të kriminelëve duke plaçkitur çdo gjë që ka qenë e tij”, ka thënë ai.
Bahtiri ka thënë se nuk ka qenë e lehtë të largojnë ata që e kanë shkatërruar Mitrovicën.
“Ka kalaur koha e haraqeve, e kontrabandës, ka kaluar koha e SHIK-ut. Nuk do të ketë fuqi, nuk do të ketë grupe kriminale që më frikësojnë. Nuk ka kush që mendon që të merr Mitrovicën me dhunë, Mitrovica merret vetëm me duar të pastra, me punë për qytetarin. Kjo është sot ajo Mitrovica evropiane e fuqishme në rrugën drejt BE-së. Nuk do të lejojmë të kthehen kohët e errëta të këtij qyteti. Mitrovica është çliruar në 2013 jo në ’99. Iu lus shumë që të ngriheni në këmbë dhe të marrim një rrugë të referendumit gjithë popullor që njëherë e përgjithmonë gjërat e errëta dhe njerëzit e vendeve tjera të mos kenë vend këtu por vetëm për vizitë”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se Mitrovicës i duhet një njeri menaxher.
“Ne do ti godasim shumë të dielën sepse juve ju duhet një kryetar që është në mesin e familjeve tuaja që e din të ardhmen tuaj”, ka thënë Bahtiri./arbresh.info.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...