Bahtiri: Mitrovicën e gjeta me kriminel, e mbusha me pëllumba

08:06 | 2 Maj 2017
M. A.

Edhe pse gjatë fushatës parazgjedhore Agim Bahtiri nuk kishte premtuar që do ta mbushte Mitrovicën me pëllumba, ai thotë se si kryetar e ka arritur ta bëjë këtë.

Duke folur për krimin në Mitrovicën e Jugut që ai drejton tash katër vite, Bahtiri ka thënë se ata tashmë nuk janë në këtë qytet. Për këtë i ka dhënë merita vetit.

“Kur kam ardh në Mitrovicë kontrabandistët gjuheshin me plumba midis Mitrovicës. Gjuheshin pa dal prej kerrit hiç. Tash ka ndryshu situata”, ka thënë Bahtiri në emisionin “Natën” në RTK.

Por sipas Bahtirit, pasi sheshi u pastrua nga kriminelët ai është mbushur me pëllumba.

“Sheshi tash është mbushur me pëllumba dhe ata nuk lëvizin prej sheshit se e dinë që qytetin e udhëheqë një njeri i paqes”, tha kryetari i Mitrovicës së Jugut, i cili do të kandidoj edhe për një mandat në krye të kësaj komune..

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme