Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka qëndruar sot për vizitë në qytetin e Mitrovicës ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Agim Bahtiri.
Pacolli dhe Bahtiri pas një takimi që patën, bënë edhe një shëtitje nëpër qytet ku Pacolli u njoftua me projektet për këtë komunë.
Pas vizitës në qytet, kreu i AKR-së dhe i pari i Mitrovicës mbajtën një takim me qytetarët në Qendrën e Kulturës në këtë qytet.
Me këtë rast, Bahtiri tha se qytetarët për të janë gjithçka dhe se po bënë përpjekjet maksimale për të realizuar kërkesat dhe nevojat e tyre ndonëse siç tha ka qenë i bllokuar nga Qeveria për mjete financiare.
“Misioni im ka qenë që njëherë e përgjithmonë ky qytet të jetë stabil dhe të largohet nga kthetrat e dikujt që e ka zotëruar për përfitime personale dhe për interesa të grupeve të caktuara. Ardhja ime ka pas për qëllim që të zhduken këto dukuri. Kam krijuar një bashkëpunim të ngushtë ndërkombëtarë për të quar përpara vendin”, u shpreh Bahtiri.
Ai tha se ka fituar mbështetje financiare nga Austria në vlerë prej 12 milionë eurove.
“Kryetari i mëparshëm na i ka lënë 12 milionë borxh kurse kryetari i tashëm do të lë 12 milionë më tepër në buxhetin e komunës”, ka shtuar Bahtiri./Arbresh.info.
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...
Fabrika më e vjetër e gjilpërave në botë po falimenton pas m...