Kandidatja për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi ka treguar për pasurinë e saj në një emision të RTV Dukagjinit, duke thënë se ajo rrjedh nga një familje që nuk ka pasur pasuri të madhe, por kanë jetuar nga rrogat që kanë punuar, transmeton Indeksonline.
Ajo thotë se ka qenë vajzë e minatorit.
Ndërsa, tani ajo tregon se ka të ardhura nga një rrogë, ndërsa për burrin e saj ka treguar se ka një biznes në Gjermani, të cilin e zhvillon që moti, pasi burri i saj ka jetuar në Gjermani që në fëmijëri.
Ndërsa, kandidati i AKR-së për kryetar të Mitrovicës, i pyetur nëse është pasuruar apo është varfëruar që kur është bërë kryetar i Mitrovicës, ka potencuar se ai është varfëruar.
“Pse po më pyetni kur e dini se jam varfëruar. Kam pasur një rrogë bukur të mirë më parë. Kam ardhur këtu të punojë pa asnjë cent. Familja ime nuk është varfëruar sepse djemtë e mi punojnë, ata kanë 6 kompani dhe punojnë, asnjëherë nuk ndalen. Por, në aspektin personal jam varfëruar, se ju e dini kam punuar pa asnjë cent dhe nuk e kam më rrogën që e kam pasur më parë”, ka thënë Bahtiri.
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...
Temperaturat e ulëta: Disa këshilla për lëkurë të shëndetshm...