Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka paralajmëruar se nuk do të bëjë, siç ka thënë ai, pazare me përcaktimin e kufirit administrativ ndërmjet Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut.
Ai ka thënë për “Epoka e re” se vija kufitare mes këtyre dy komunave do të jetë ajo që është përcaktuar me planin e Ahtisaarit dhe për këtë nuk do të bëjë asnjë lëshim.
Sipas Bahtirit, përpjekjet e Komunës së Mitrovicës së Veriut për ta ndryshuar këtë vijë janë të kota.
Ai e ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare dhe Qeverinë e Kosovës ta shtyjnë përpara këtë proces.
Bahtiri ka folur edhe për situatën e sigurisë në komunë. Ai ka theksuar se koha e tensioneve ndëretnike në këtë qytet ka përfunduar.
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...