Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri e dënon ashpër incidentin që ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme, si dhe disa incidente ndëretnike të ditëve të fundit, që kanë ndodhur në të dyja pjesët e qytetit e Mitrovicës, ku viktima kanë qenë si serbët, ashtu edhe shqiptarët.
“Incidentet ndëretnike të ditëve të fundit, pavarësisht cilat janë motivet e tyre, janë të pa papranueshme, andaj edhe i dënoj ashpër dhe kërkoj reagimin sa më të shpejtë të organeve të hetuesisë, me qëllim që të zbulohen shakatarët dhe të vendosen para organeve të drejtësisë, për të marrë dënimin e merituar, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ndërpriten ato”, thotë kryetari Bahtiri.
Sipas tij, këto incidente që po ndodhin në kohën kur në qytetin e Mitrovicës situata e përgjithshme është e qetë, kur përmirësimi I marrëdhënieve ndëretnike është duke shkuar mirë, kur lëvizja dhe qarkullimi i njerëzve dhe automjeteve po zhvillohet pa probleme në të dyja anët e lumit Ibër, kur punimet për rivitalizimin e urës po vazhdojnë pa pengesa.
“Si duket, këto të arritura që janë meritë para së gjithash e vet qytetarëve, të të gjitha komuniteteve, nuk po ju pëlqejnë atyre që nuk ia duan të mirën qytetit të Mitrovicës e as qytetarëve të saj dikujt, andaj edhe duke i nxitur incidentet ndëretnike, po mundohen që ët zhvlerësojnë të gjitha të arriturat në këtë drejtim dhe të krijojnë tensione e pasiguri tek qytetarët, gjë që është e pa pranueshme. Por, unë besoj se një gjë të tillë nuk do ta lejojnë vet shqiptarët, serbët, boshnjakët, romët, ashkalitë e pjesëtarët e komuniteteve tjera që jetojnë në të dyja e komunat e Mitrovicës, që janë të njohur pë kultivimin e marrëdhënieve të mira ndëretnike e ndërnjerëzore”, thotë kryetari Bahtiri.
Në vazhdim kryetari Bahtiri apelon tek qytetarët e të gjitha përkatësive etnike që të vazhdojnë rrugën e komunikimit, bashkëpunimit dhe luftimit të të gjitha përpjekjeve që kanë për qëllim dëmtimin e interesave të përbashkëta.
“Po ashtu, janë të papranueshme dhe tendencioze përpjkejet e personave apo grupeve të ndryshme për politizimin e incidenteve, përderisa organet e hetuesisë, rendit e sigurisë, nuk i ndriçojnë motivet e tyre. Në vend që mundohen t’i politizojnë këto incidente, është më mirë, më njerëzore dhe më efikase e frytdhënëse që këta persona apo grupe, të angazhohen për të dhënë kontributin e tyre për ruajtjen e të arriturave të lartpërmendura dhe për një të ardhme më të mirë të të gjitha komuniteteve”, thekson kryetari Bahtiri.
Bahtiri vlerëson se është e pa nevojshme, e papranueshme dhe madje e dëmshme ftesa për ndërprerjen e punimeve për rivitalizimin e urës kryesore mbi Ibër. Përkundrazi, shton ai, intensifikimi i punëve dhe inaugurimi në afatin e paraparë të urës, do të ndikoj në relaksimin e mëtutjeshëm të gjendjes dhe raporteve ndërmjet qytetarëve të ët dyja komunave të Mitrovicës./Arbresh.info.
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë