Pas këmbëngulësisë për t’i rivarrosur eshtrat e Heroit sa Boletini, në vendlindjen e tij në Boletin, e jo në Vlorë, gjë që edhe e arriti, kryetari Komunës, Agim Bahtiri, ka nis një betejë tjetër humane e që ka të bëjë me riatdhesimin e eshtrave të atdhetarit e intelektualit të madh nga Mitrovica, Rexhep Mitrovica, të cilët aktualisht pushojnë në varrezat e Stambollit.
Për të realizuar këtë qëllim, për të cilin e ka mbështetjen e fuqishme të qytetarëve të Mitrovicës, kryetari Bahtiri tashmë ju ka dërguar letër ditë më parë Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala dhe Ambasadës së Turqisë në Prishtinë, me qëllim që të ndihmojnë në këtë drejtim.
Në letrën dërguar në adresat e lartpërmendura, kryetari Bahtiri ka shkruar se Komuna e Mitrovicës, synon që me rastin e 50 vjetorit të vdekjes të ish kryeministrit të Shqipërisë, Rexhep Mitrovica (1887-1967), të kthej eshtrat e tij nga Stambolli në vendlindjen e tij Mitrovicë, për rivarrim.
“Kërkojmë nga Ju që të shfrytëzoni autoritetin Tuaj dhe të kontribuoni tek autoritetet e Republikës së Turqisë, që të bëjnë të mundur realizimin e kërkesës së Komunës së Mitrovicës për t’i kthyer eshtrat e këtij patrioti në vendlindje”, thuhet tutje në letër.
Përveç tjerash, me këtë letër kryetari Bahtiri kërkon këta të japin edhe kontributin e tyre material për mbulimin e shpenzimeve të rivarrimit.
Lidhur me këtë nismë Kryetari Bahtiri thotë se është e humane dhe shumë e qëlluar, por gjithsesi e vonuar. Ai e vlerëson lartë Rexhep Mitrovicën, duke thënë se është një tjetër figurë e madhe e Mitrovicës, kontributi i madh i të cilit për çështjen kombëtare është jashtëzakonisht i madh.
“Është shumë humane dhe e natyrshme që eshtrat e tij të prehen këtu në vendlindje dhe që qytetarët e komunës dhe të tjerët të frymëzohen nga veprimtaria e tij atdhetare e intelektuale. Nëse përpara, në ish sistemin dhe në kohën kur Kosova ishte nënë okupimi, ka pas pengesa për këtë, tani nuk ka asnjë pengesë që eshtrat e patriotit të madh Rexhep Mitrovica të kthehen në vendlindjen e tij. Besoj se edhe kjo nismë do të përfundoj me sukses”.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...