Nga dita e sotme, Ministria e Punëve të Brendshme ka mbyllur Qendrën për Pajisje me Dokumente në Komunën e Mitrovicës, për shkak se një zyrtar ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Pas këtij njoftimi nga ana e MPB-së, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kërkuar nga ministria në fjalë që të angazhon staf shtesë në mënyrë që kjo qendër të hapet, pasi që është shumë e nevojshme që qytetarët tanë të marrin shërbimet që u duhen për dokumente të identifikimit si dhe vule apostile/verifikuese.
Qendra për Pajisje me Dokumente në Komunën e Mitrovicës që nga java e kaluar ka dhënë shërbime edhe për vula apostile/ verifikuese, jo vetëm për qytetarët mitrovicas, por edhe për qytetarët e rajonit, prandaj theksohet se është më se e rëndësishme që kjo qendër të bëhet urgjentisht funksionale.
Hamza: PDK nuk sheh mundësi për koalicion me VV-në, më i nat...
E çuditshme: Qeni plagos me armë zjarri pronarin e tij
Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kr...
Armenia dhe Azerbajxhani e finalizojnë marrëveshjen për paqe...
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” – moment...
Hargreaves shtron iftar për stafin e ambasadës britanike