Ashtu sikur që u ka premtuar të martën një grupi qytetarësh gjatë protestave paqësore për shkak të ndotjes së ajrit, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari Faruk Mujka, disa drejtorë të drejtorive komunale dhe inspektorëve përkatës, ka inspektuar fabrikat për përpunimin e vajrave motorik, për të cilat qytetarët dyshojnë se po e degradojnë ambientin dhe po e ndotin ajrin.
Në hapësirat e fabrikave ai i ka takuar edhe inspektorët përkatës të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të cilët ishin ftuar nga vet kryetari Bahtiri.
Inspektori i mjedisit nga MMPH, Mustafë Hyseni i tha kryetarit Bahtiri se kanë inspektuar të dy operatorët “Baspartners” dhe NTP “Holdiing” për të cilët dyshohet se po e ndotin ajrin, për çka edhe po shqetësohen dhe protestojnë qytetarët, pasi që po u rrezikohet shëndeti në shtëpitë dhe banesat e tyre përreth fabrikave.
Ai i tha kryetarit Bahtiri se pronari i NTP “Holding” i kishte thënë atij se nuk është duke prodhuar asgjë dhe se ka filluar çmontimin e pajisjeve, pasi që për shkak të pakënaqësive dhe protestave të qytetarëve, aty më nuk mund të prodhoj asgjë, çka do të thotë, se ai as këto ditë nuk i ka pas në funksion prodhues kapacitetet veta.
Ndërsa, sa i përket Kompanisë “Baspartners”, Hyseni tha se ajo nuk ka leje për prodhim dhe nëse eventualisht ka prodhuar këto ditë, atëherë këtë e ka bërë në mënyrë ilegale e pa leje përkatëse pune.
Edhe pronari i NTP “Holding”, sabri Hasani, gjatë inspeptimit të kapaciteteve prodhuese që i bëri, i tha kryetarit Bahtiri se në fabrikën e tij nuk është prodhuar asgjë që do të rrezikonte shëndetin e qytetarëve, pra asgjë që e ndotë ambientin dhe ajrin.
“Kjo që po them mund të verifikohet lehtë. Procesi teknologjik në pajisjet që posedoj për përpunimin e vajrave, nëse është duke funksionuar, nuk mund ndërpritet pa u mbushur 36 orë. Po qe se ndërhyn për të ndërpre më parë, atëherë mund të ndodhin avari të mëdha që mund të shkaktojnë rrezik të jashtëzakonshëm për punëtorët dhe për rrethin. Prandaj kjo nuk ka ndodhë, sepse për 36 orë inspektorët munden lirisht me konstatua se a ka prodhim që
e ndotë ajrin, apo jo”, tha ai.
Pasi i dëgjoi fjalët e inspektorëve dhe të pronarëve të kompanive të dyshuara për ndotjen e ajrit, kryetari Bahtiri tha se urgjentisht duhet të konstatohet e vërteta, në mënyrë që të ndërmerren masa të duhura ndaj atyren që nuk i respektojnë parametrat ligjorë gjatë ushtrimit ët veprimtarisë së tyre.
“Sido që të jetë, asnjë kompani në territorin e Mitrovicës nuk do të mund të prodhoj asgjë që e ndotë kabinetin dhe e rrezikon shëndetin e qytetarëve. Nga sot inspektorët komunal dhe ata nga nivel;i qendror duhet të lëshojnë edhe njëherë vendimet për ndërprerjen e prodhimit në këton fabrika. Ndërkohë inspektorët duhet të vazhdojnë punën e tyre. Nuk do të lejojmë të funksionoi asnjë biznes që rrezikon shëndetin e qytetarëve, pa marrë parasysh se sa veta do të punësoj”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri./Arbresh.info.
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...
Osmani bashkë me nënën dhe motrat kryejnë mamografinë në QKU...
73 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë
Kanosi me armë zjarri përmes rrjetit social, arrestohet i dy...