Nënkryetari i AKR-së dhe kryetari i Mitrovicës, i ka reaguar anëtarit më të ri të Nisma-s, deri dje gazetar, Milaim Zekës, të cilit i ka thënë se nuk është kundër komandantëve, por thotë se tash nuk është kohë lufte dhe shtetin duhet ta udhëheqin ata që mund ta bëjnë zhvillim ekonomike.
Bahtiri ka thënë se Haradinaj ka gabuar, pasi që ka lidhur koalicion, me ata që dikur i kishte quajtur ‘komandantat e Bllacës’, përderisa i ka publikuar edhe shpërblimet ndërkombëtare të marra në sferën e biznesit, si kundërpërgjigje ndaj disa akuzave të ulëta të Milaim Zekës në lidhje me atë se çka ka punuar në Holandë.
Ja postimi i plotë i Agim Bahtirit në Facebook:
Nuk jam kundër komandantëve, por tash shtetin duhet ta udhëheqin ata që kanë kapacitet ta zhvillojnë ekonomikisht.
Këtë sqarim po ia bëjë Milaim Zekës dhe atyre që duan të mendojnë si ai. Unë Ramush Haradinajn e kam mik, e kam vizituar shumë shpesh në Hagë dhe së fundmi në Francë. Por ai ka bërë veprim të gabuar kur ka lidhur koalicion me ata që e kanë shkatërruar dhe vjedhur Kosovën, duke ua mbytur shpresën qytetarëve për një jetesë më të mirë.
Se çka kam punuar në Holandë e dinë të gjithë, pasi që jam njëri ndër biznesmenët më të suksesshëm. Mjafton ta shikoni këtë foto të çmimeve ndërkombëtare. Ato epitete të ulëta të cila ai tenton të mi mvesh mua, ndoshta është nisur nga përvoja e tij personale.
Se sa duhet t’i besohet fjalëve të Milaim Zekës, mjafton t’i kujtojmë akuzat që ai i’a ka bërë Fatmir Limajt për shkatërrim të Kosovës, ndërsa sot ka aderuar në partinë e tij. Kjo nuk do koment më shumë. Për dallim prej Zekës, unë kam qenë shtytësi kryesor që AKR ta mbështes NISMA-n në balotazh në Drenas.
Sa për patriotizmin e tim dhe të familjes time e dinë të gjithë, ku mjafton të përmendet fakti se ne banojmë në veri dhe çdo ditë e kaloj atë pjesë, përderisa disa e harruan dhe prej vitit 1999 vetëm sillen nëpër pallate në Prishtinë.
Pra, unë jam kundër komandantëve të pasluftës, të cilët vite më parë Ramush Haradinaj i quante ‘komandantat e Bllacës’, e që fatkeqësisht tash ka lidhur koalicion me ta.
Tash nuk është kohë lufte, por kohë paqeje dhe patriotizmi më i madh është zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës, të cilin mund ta bëjnë vetëm njerëzit e Koalicionit të Shpresës, e jo ata që e shkatërruan Kosovën për 18 vite.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...