Bahtiri i dorëzon Presidencës, Kuvendit e Qeverisë nënshkrimet për bashkimin e Mitrovicës

07:32 | 16 Janar 2019
Arbresh.info

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri sot në ora 09:30 do të dorëzojë peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me 16,594 nënshkrime të qytetarëve.

Peticioni dorëzohet tek institucionet e Kosovës, tek Qeveria, Kuvendi, si dhe tek President.

Bahtiri po kërkon nga institucionet përkatëse që të miratojnë këtë nismë të ndërmarrë nga vetë qytetarët e Mitrovicës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme