Kryetari aktual i Mitrovicës që synon edhe një mandat, Agim Bahtiri është shprehur shumë i sigurt se do të udhëheqë edhe katër vjet me Mitrovicën.
“Sigurisht se jam kryetar i Mitrovicës dhe do të jem pa asnjë dyshim, PDK ka rënë aq shumë në Mitrovicë sa që historia nuk e mban mend prej themelimit në Mitrovicë”.
Bahtiri ka thënë se do ta mund Idrizin, dhe se diferenca mes tyre është shumë e vogël, vetëm 2 %.
“Fituesi dihet tani, pa asnjë dyshim, të gjitha partitë duan koalicion me mua, kështu që çdo parti apo çdo individ do të bashkëngjitet me fituesin”.
Bahtiri ka treguar në Magazina Lokale në Klan Kosova se është në bisedime me partitë e tjera për koalicion, përfshirë edhe Vetëvendosjen.
“Jemi në biseda, edhe me Vetëvendosjen edhe me partitë e tjera, po shpresojmë se deri të martën do të përfundojë gjithçka”.
“Kryetar jam i sigurt se do të jem por duke parë tabelën që është në Kuvend Komunal, më nevojitet Kuvendi Komunal dhe në bazë të asaj po dua që të bëj koalicionin që ta kem edhe Kuvendin”.
“Do të ketë koalicion për shkak të Kuvendit e jo për shkak të kryetarit sepse kryetari është bindshëm fitues”.
Bahtiri që në Klan Kosova nuk është paraqitur me kostum dhe kollare si e shohim zakonisht, ka thënë se ka një arsye.
“Është hera e parë që dal thjesht para qytetarët e mi, dhe qytetarët të më shohin si qytetar i thjesht”.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...