Kanë mbetur më pak se një për qind të votave të panumëruara që të rrumbullakohet procesi dhe rezultati përfundimtar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të mbajtura më 11 qershor.
Në bazë të rezultatit preliminar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, koalicioni i PAN-it ka fituar 33,98 për qind të votave, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 27 për qind, kurse në vendin e tretë është koalicioni LAA me 25,7 për qind të votave.
Por partitë politike tashmë kanë filluar që t’i analizojnë opsionet rreth formimit të Qeverisë.
Lëvizja Vetëvendosje e cila ka garuar e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit ka deklaruar se nuk do të bëjë koalicion me PDK-në. Njësoj janë shprehur edhe disa pjesëtarë të koalicionit LDK, AKR, Alternativa. Zyrtarë të LDK-së, po ashtu, janë shprehur se nuk të bëjnë koalicion me LVV-në.
Megjithatë, brenda koalicionit LAA, ka zyrtarë që mendojnë se duhet bërë koalicionin me LVV-në. Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, ka thënë të premten për Express se partia të cilës ai i takon nuk duhet të bëjë koalicion me PDK-në.
Bahtiri thotë se fituese e këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje, andaj partia e tij duhet të rreshtohet krah këtij subjekti politik.
“Unë kam deklaruar se në këto zgjedhje, fitues është Vetëvendosja dhe vetëm ajo është fituese në këto zgjedhje. Unë jam në koalicion me VV-në në nivelin lokal, qeverisja qëndron jashtëzakonisht mirë”, ka thënë Bahtiri.
Tutje ai ka dhënë edhe një mesazh për deputetët e partive politike në vend të cilët do të arrijnë t’i sigurojnë ulëset e tyre në Kuvend. Thotë se ata duhet ta dëgjojnë frymën e qytetarëve.
“Unë mendoj se çdo deputet i cili del nga këto zgjedhje duhet ta dëgjojë frymën e qytetarëve, qytetarët e kanë dhënë frymën e VV-së. AKR mendoj se duhet të dalë me një qëndrim që mos t’i bashkëngjitet asnjëherë së keqes, dhe e keqja vie nga kjo frymë nga e cila folën qytetarët”, ka thënë nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri. /GazetaExpress/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...