Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i AKR-së edhe për një mandat, Agim Bahriti e ka akuzuar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fehmi Feratin se është njeri i PDK-së, e më së pakti i VV-së.
“Mitrovica duhet ta ketë një Zot shtëpie të fuqishëm dhe ai jam unë”, ka thënë Bahtiri në RTV Dukagjini.
Sipas tij, ai zgjedhjet do t’i fitojë bindshëm dhe se koalicionin e vetëm do ta bëjë me qytetarët.
“I përgëzoj kundërkandidatët për guximin që të kandidojnë, sepse Mitrovica është shumë qytet i vështirë dhe i zorshëm për t’u qeverisur”, ka thënë ai.
Sa i përket premtimit për 15000 vende të reja punë, Bahriti ka thënë: “Po, i kam premtuar 15000 vende pune edhe i kisha ba nëse punët kishin me qenë qysh unë kam dashtë”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...