Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur sot në takim përfaqësuesen e Ambasadës amerikane në Prishtinë, Emma Lomax, me të cilën bisedoi për situatën politike dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Kryetari Bahtiri me këtë rast informoi përfaqësuesen e Ambasadës amerikane për situatën aktuale politike, me theks të veçantë për zgjidhjet lokale.
Ai tha se të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme tashmë kanë filluar dhe se pret që çdo gjë të jetë në rregull.
“Pres që procesi zgjedhor të shkoj mbarë dhe jam i bindur se do të kemi zgjedhje të drejta dhe me standarde të larta evropiane. Që procesi zgjedhor të realizohet pa probleme, e mundëson edhe situata e qetë dhe pa probleme politike dhe e sigurisë në Komunën e Mitrovicës”, tha Bahtiri.
Kryetari Bahtiri tha se ka punuar shumë gjatë mandatit të tij qeverisës, gjë të cilën e vlerësojnë edhe qytetarët e Komunës dhe se kjo ka qenë arsyeja që të kandidojë sërish për kryetar të Mitrovicës, i bindur se do të jetë fitues.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin