Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, po deklarohet të jetë mjaftë këmbëngulës. Madje ai deklaron se nuk do t’i bindet as MAPL-së për iniciativën për bashkimin e Mitrovicës.
Megjithëse Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e ka cilësuar si joligjore iniciativën e tij për bashkimin e dy pjesëve të qytetit, Bahtiri ka thënë se kësaj pune do t’i dal zot.
“E kanë ndarë tradhtish dhe tani Mitrovica ka një kryetar që e dëgjon popullin e vet. Iniciativat e mia nuk merren kot dhe do t’i shkojë deri në fund. Qyteti do të bashkohet, për qytetarët e qytetëruar”, ka thënë Bahtiri në Info Magazine.
“Prej ardhjes sime si kryetar kam tentuar që qyteti të jetë i qytetarëve pavarësisht kombësisë. Kështu që çdo herë kam qenë zëri i ngritur duke bërë të ditur se qyteti i Mitrovicës duhet të jetë një. Duke parë mbështetjen e qytetarëve kam tentuar të shkojë në vijën institucionale që qytetin ta bëjë të qytetarëve. Përpjekjet e mia kanë qenë edhe në Bruksel, Prishtinë dhe Mitrovicë dhe kjo nuk ka qenë e mundur të ndodhë, pasi që kryetari i Komunës së Veriut, trupin e kishte në Mitrovicë kurse kokën në Beograd”.
Bahtiri ka thënë se hapi i tanishëm i ndërmarr – peticioni, po bëhet pasi që MAPL e ka cilësuar sipas tij pa të drejtë si të paligjshme iniciativën për bashkim të qytetit.
“Peticion, për arsye se ne Qeverisë i kemi bërë kërkesë, nuk kemi marrë vendim. Padrejtësisht MAPL – pushteti e ka kthyer të paligjshme. Nëse një kuvend komunal nuk ka të drejt të bëjë kërkesë, atëherë është qesharake. Nuk mund ta më ndalë askush në të drejtën. Më ka ardhur keq që kanë ndërhyrë politika ditore dhe është ndal procesi që ajo kërkesë të mos shkojë në Qeveri dhe të mbetet të MAPL. E di pse kam hyrë në këtë çështje dhe se do të dalë fitues bashkë me qytetarët. Kur është ndarë Mitrovica nuk është pyetur asnjë qytetarë dhe ka që janë refugjatë në qytetin e vet. Kudo ku kam qenë kam luftuar që të bashkohet qyteti”.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...