Google ADS

Bahtiri: Bajram Rexhepi një njeri human dhe kontributdhënës

17:21 | 22 Gusht 2017
Arbresh.info

Ka filluar ceremonia e varrimit të ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi i cili vdiq dje nga një sëmundje e rëndë.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri në një fjalë rasti ka thënë se Bajram Rexhepin e kishte njohur si mantel bardhë. “Kur ndodhi helmimi i nxënësve unë pash një njeri human, kontributdhënës që jepte shumë t’ua largonte atë helmim.

Rexhepin e njoh edhe si nismëtar të themelimit të LDK në Mitrovicë në vitet ’90. Ishte njeri që e donte vendin,lirinë dhe bashkimin”, ka thënë ai.

Bahtiri ka thënë se pas marrjes së pushkëve kanë brengosur të gjithë se a do të ketë mantel bardhë t’iu ndihmojë luftëtarë.

“Unë thash se nëse është gjallë Bajram Rexhepi do ta bëjë këtë dhe madje me shumë dëshirë. Po ashtu ai u ndihmoi është qytetarëve kur i erdh vendimi të bëhej kryeministër. E mor detyrën e vështirë sidomos në vitin 2004 kur ngjarjet morën alarm të ndryshëm. Ai nuk qëndroj në zyre të shikoj protestat por iu bashkua atyre”, theksoi ai duke shtuar se ai kishte dhënë kontributin aty ku është më se e nevojshme.

“Veshi mantelbardhin për t’iu ndihmuar njerëzve në nevojë sidomos në Mitrovicë sepse e donte Mitrovicën. Lajmi për sulmin e tij që pati ishte dhimbje për të gjithë ne.
Kam dëshiruar që ai të vijë me buzëqeshje në Kosovë e jo me arkivol por duhet pranuar këtë”, tha ai.

Bahtiri ka thënë se ne mbledhjen e parë të kuvendit të Mitrovicës do të propozojë një vendim. “Rruga që çon drejt liqenin akumulues do ti vëhet emri “Bajram Rexhepi”. I qoftë dheu i lehtë”, tha ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme