Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, priti në takim Shefin e ri të EULEX-it, Lars – Gunnar Wigemark
Prishtinë, 20 shkurt 2020 – Shprehja e gatishmërisë së lartë për bashkëpunim në proceset e përbashkëta mes Këshillit Prokurorial dhe EULEX-it për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe për çështjet që ndërlidhen me rëndësinë e monitorimit, këshillimit dhe mënyrës së trajtimit të sfidave dhe përpjekjeve që janë aktuale për sistemin prokurorial, ishin në fokus të diskutimeve në takimin e parë të Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, me shefin e ri të EULEX-it, Lars – Gunnar Wigemark, pas marrjes së detyrës nga ana e këtij të fundit.
Në këtë kontekst, duke uruar atë për detyrën e re dhe duke shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim në kuadër të kompetencave të ndërsjella, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Hyseni, ka njoftuar Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, Wigemark, për zhvillimet e fundit që ndërlidhen me zbatimin e prioriteteve strategjike dhe rritjes së efektivitetit, transparencës dhe llogaridhënies së sistemit prokurorial.
Gjithashtu edhe Shefi i ri i EULEX-it ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të stafit që drejton për ofrimin e mbështetjes për institucionet e sistemit prokurorial përmes rolit të monitorimit dhe këshillimit në rrugëtimin e tyre drejt fuqizimit të sundimit të ligjit në Kosovë në pajtim të plotë me praktikat më të mira të BE-së./arbresh.info/
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga