Google ADS

Bahri Gashi emërohet shef i grupit të asambleistëve të AAK-së në komunën e Prishtinës

21:01 | 4 Janar 2022
L G

Kuvendi i Komunës së Prishtinës nesër pritet ta mbajë seancën e radhës ku në rend dite është zgjedhja e kryesuesit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka emëruar për shef të grupit të asambleistëve në Prishtinë, Bahri Gashin.

Këtë e bëri të ditur vet Daut Haradinaj, i cili përmes profilit të tij në Facebook ka bërë të ditur se në unanimitet të plotë Bahri Gashi emërohet shef i grupit të asambleistëve të AAK-së në komunën e Prishtinës.

Ndryshe, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka thirrur seancën për zgjedhjen e kryesuesit të asamblesë për të mërkurën më 5 janar. Deri me tani nuk është arritur asnjë koalicion për bashkëqeverisje në Prishtinë.

Të ngjashme