Bahri Berisha pranon detyrën e re si drejtor i Doganës

10:30 | 9 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ministri i Financave Avdullah Hoti përgëzoi drejtorin e ri duke thënë se këtë vit presim të hyra rekord nga doganat.

“Nga nëntori i vitit të kaluar që kur është hap konkursi me një komision profesional është zgjedh drejtori i ri i Doganës. Me vjen mirë se komentet kanë qenë të mira nga të gjithë për emërimin e tij.

Zotëri Bahri Berisha ka marrë një detyrë me përgjegjësi të madhe.

Ministri ka treguar që këtë vit Dogana pritet që të arrijë rekord në mbledhjen e të hyrave prej 1 miliard e 800 mijë euro, raporton portali arbresh.info.

“Dogana këtë vit pritet të arrij një shumë rekord rreth 1 miliard e 800 mijë euro”.

Hoti e ka lavdëruar punën e ushtruesit të detyrës së drejtorit Fahri Gashi, duke thënë se e ka mbajtur me përpikëri këtë detyrë.

Ish ushtruesi i detyrës së drejtorit Fahri Gashi tha se të qenit drejtor i këtij institucioni është një përgjegjësi dhe sfidë e madhe.

“Sot është një akt solemn i pranim-dorëzimit të detyrës së drejtorit të doganave. Është një përgjegjësi dhe një sfidë por besoj që drejtori i ri të do ta arrijë këtë”.

E drejtori i ri i Doganës, Bahri Berisha premtoi se me përkushtim ‘do të vazhdoj një rrugë që është  ndërtu deri tash’.

“Falënderoj qeverinë e Kosovës për besimin që më ka dhënë. Për mu kjo është një përgjegjësi që kam marr me drejtu një institucion. Unë do të vazhdoj një rrugë që është ndërtu tash e disa vite. Ne do të mundohemi që të arrijmë qëllimet tona”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme