Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka pritur në takim të martën ministrat e Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit, në Berlin.
Në një takim të ndarë me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq, e para diplomacisë gjermane i ka thënë atij se pa normalizim me Kosovën, s’ka BE.
“Dialogu intensiv është puna thelbësore e diplomacisë. Annalena Baerbock theksoi sot në një bisedë me homologun serb, Marko Gjuriq, se sundimi i ligjit, CEFTA dhe normalizimi me Kosovën janë qendrore në rrugën drejt BE-së. Gjermania është në dispozicion si partnere për reforma të mëtejme”, citohet të ketë thënë Baerbock.
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë