Sot, rreth orës 14:00 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Reçaku” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje dhe lëndimit trupor.
Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar një person me inicialet M.G 51 vjeçar i cili pas një mosmarrëveshje i ka shkaktuar lëndime trupore djalit të tij E.G 24 vjeçar dhe dy vajzave të tij A.G 23 vjeçare dhe E.G 21 vjeçare.
Sipas Policisë, viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të
Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në komunikatën për media nga PK.
Rasti është duke u hetuar ndërsa është cilësuar si ” Dhunë në familje dhe lëndim trupor”./arbresh.info/
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...