Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila i ka shprehur ngushëllime familjes Hoxha nga Gjakova për humbjen e kryefamiljarit dhe vajzës 20-vjeçare nga virusi Covid-19.
Kusari-Lila ka thënë se virusi është duke u përhapur shpejtë dhe se i vetmi mjet mbrojtës për qytetarët është vaksinimi.
“Rumejsa e ndjerë ditë më parë humbi Babain e saj Abdurrahimin, duke e lënë kështu Nënën e saj për pak ditë në mes, pa bashkëshortin dhe vajzën. Në këtë tragjedi familjare, ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella, Nënës së Rumejsës, gjithë familjes Hoxha, miqëve dhe bashkëpunëtorëve të ndjerit Abdurrahim dhe vajzës Rumejsës”, ka shkruar ajo./arbresh.info/
Postimi i plotë:
E trishtuar nga humbja e edhe një jete të re nga virusi Covid 19, Rumejsa Abdurrahim Hoxha nga Gjakova.
Rumejsa e ndjerë ditë më parë humbi Babain e saj Abdurrahimin, duke e lënë kështu Nënën e saj për pak ditë në mes, pa bashkëshortin dhe vajzën.
Në këtë tragjedi familjare, ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella, Nënës së Rumejsës, gjithë familjes Hoxha, miqëve dhe bashkëpunëtorëve të ndjerit Abdurrahim dhe vajzës Rumejsës.
Gjithë qytetarëve të komunës së Gjakovës dhe mbarë Kosovës, virusi është duke u shpërndarë shumë shpejt, me pasoja shumë të rënda për shëndetin. E vetmja mbrojtje është vaksinimi dhe respektimi i masave të prezantuara nga institucionet e shëndetit publik.
Vaksinohuni, shpëtoni jetën tuaj dhe të afërmëve tuaj!
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...