Albert Veliu ka rrëfyer sot çfarë ndodhi me atë pas publikimit të audio-përgjimit të tij me Agron Xhafajn, vëllanë e ministrit të Brendshim Fatmir Xhafaj.
Sipas Babales, pas publikimit të përgjimit, “jam kërcënuar, marrë peng dhe joshur me mijëra euro. Deri në vdekje i qëndroj versionit se zëri në audio-përgjim është i Agron Xhafajt”, deklaroi midis të tjerave Babale, për emisionin “Open” në Top Channel.
“Kërkova azil në Kosovë se më kërcënohet jeta
Më 17 maj më doli policia, sapo kishte dalë përgjimi. Një “X” më tha se ku je se do të shuaj gjithë familjen.
Alketi, shefi i krimeve të Vlorës, takoi djalin tim dhe i kërkoi numrin e telefonit.
Në datën 18 maj isha nisur për një punë time në Tropojë. Rrugës më dolën 4 veta me makina me targa angleze dhe më mbajtën tre orë peng në mes të autostradës, në Laç, ku erdhën shefa police dhe më kërcënonin.
Më pas më çuan te Prokuroria e Krimeve të rënda ku më morën kampionet e zërit.
Në Kosovë ika në datën 24 maj, nuk kalova kufirin në mënyrë të paligjshme, por me djalin kaluam përmes doganës, rregullisht dhe sapo hymë morëm kontakt me Policinë dhe kërkuam azil politik se na rrezikohej jeta.
Deri në vdekje i qëndroj versionit se zëri në audio-përgjim është i Agron Xhafajt. Të heqin dorë nga kërcënimi im dhe familjes sime. Edhe këtu në kamp në Kosovë më kanë kërcënuar dhe më kanë ofruar mijëra euro dhe më kanë thënë ta pajisim djalin me pasaportë maqedonase dhe ta nismi jashtë”, deklaroi Babale.
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...