Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjilan, ndaj të dyshuarit R.F., pasi dyshohet të ketë kryer veprat penale, ‘’Trafikimi me njerëz’’ dhe ‘’Fshehja e dokumentit të identifikimit të viktimave të skllavërisë ose trafikimit me njerëz’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, raporton arbresh.info.
Prokuroria për këtë rast, ka filluar hetimet edhe ndaj të dyshuarës R.A, pasi që dyshohet se në bashkëveprim me të dyshuarin R.F., ka kryer veprat e lartshënuara penale. “Ekziston dyshimi i bazuar se, që nga muaji maj 2003, deri më 4 mars 2019, në Gjilan, i dyshuari R.F., me dashje dhe me qëllim të përfitimit pasuror, ka trafikuar fëmiun e posalindur të ish bashkëshortes së tij – të dëmtuarës N.A., në atë mënyrë që pasi e njëjta, kishte lindur në Spitalin Regjional në Gjilan, i dyshuari pa pëlqimin e saj ia kishte dhënë fëmiun, një qifti nga komuna e Preshevës – të dyshuarës R.A. dhe të ndjerit R.A”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. Gtutje në këtë njoftim bëhet e ditur se të dyshuarit R.F. dhe R.A., me qëllim të përfitimit material kanë falsifikuar dokumentet në regjistrin e lindjes së fëmijëve, në Spitalin Regjional në Gjilan, ku si nënë biologjike të fëmijës e kanë regjistruar të dyshuarën R.A./Arbresh.info
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?