Babai sulmoi fizikisht vajzën e tij të mitur, shkak lidhja e saj e dashurisë

09:39 | 4 Maj 2022
A. B.

Babai ka sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur të martën në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur pasi dyshohet se viktima ishte në një lidhje dashurie me një person, shkruan arbresh.info

Me vendim të prokurorit, viktima dërgohet në strehimore.

Rasti i cili në polici është hapur si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, është duke u hetuar.

Prishtinë, 03.05.2022-14:46. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur viktimën femër kosovare, dyshohet për shkak se e njëjta ishte në lidhje (dashurie) me një person. Me vendim të prokurorit, viktima dërgohet në strehimore. Rasti është duke u hetuar, thuhet në raport. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme