Babai me njerkën ushtrojnë dhunë fizike ndaj djalit 9 vjeç në Prishtinë, nëna alarmon policinë

09:59 | 27 Nëntor 2019
Arbresh Info

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se një femër në Prishtinë ka raportuar se  ish bashkëshorti i së bashku me gruan e tij, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të saj 9 vjeç i cili pas ndarjes së prindërve jeton me babain,  transmeton arbresh.info.

“Prishtinë 25.11.2019 – 15:00.  Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar se bashku me gruan e tij, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të saj 9 vjeç i cili pas ndarjes së prindërve jeton me babain e tij – të dyshuarin. Me rast është  marr njësiti relevant i policisë, ndërsa me urdhër të prokurorit lënda e rastit do të hetohet në procedurë të rregullt.” , thuhet në raportin policor/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme