Google ADS

Babai i Aulon Zekës i thotë jo hakmarrjes, beson te organet e drejtësisë (Foto)

19:22 | 23 Shtator 2017
Arbresh.info

Vrasja e 16-vjeçarit Aulon Zeka, të shtunën e kaluar, ka tronditur shqiptarët kudo që jetojnë ata.

Auloni u vra mizorisht me katër plumba, për arsye të ulëta. Në paraburgim, si të dyshuar për këtë vrasje po mbahen dy persona.

Ndaj frustrimeve për këtë krim dhe thirrjeve për hakmarrje, babai i Aulonit, Afrimi, përgjigjet me urtësi se janë organet e drejtësisë që merren me këtë çështje.

Sipas tij, “për çdo veprim që ne marrim, Auloni dhe Zoti do të hidhërohen”.

Ai porosit të gjithë miqtë dhe ata që bashkëndjejnë me familjen Zeka të jetë të fortë në këto momente.

“Të Lutemi te Allahu i Madhërishëm që ta bëjë Aulonin tonë banor të Xhenetit”, ka shkruar ai në një koment.

afrim-zeka

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme