Me afrimin e zgjedhjeve partitë politike kanë nisur përpilimin e listave për kandidatët për deputetë.
Me siguri se garës zgjedhore të 11 qershorit do t’ia mësyjnë edhe kandidatë të rinj.
Periskopi merr vesh nga burime të vetat se në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për kandidat për deputet, do të futet edhe Avni Dehari, babai i aktivistit të ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
Sipas këtyre burimeve, ende nuk dihet renditja e Deharit në listë, mirëpo kandidimi i tij thuhet se tashmë është punë e kryer dhe pritet zyrtarizimi i tij dhe të tjerëve si kandidatë në këto zgjedhje.
Afërsia e Avni Deharit me Lëvizjen Vetëvendosje ka qenë evidente përgjatë viteve sa Vetëvendosje është angazhuar në politikë.
Avni Dehari ka qenë i angazhuar politikisht që në moshë të re. Ai ishte anëtar i hershëm i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), bashkë me gruan e tij Xhemilen.
Nga viti 1981 deri më 1999 ka jetuar në Zvicër, dhe më pas ishte kthyer në Kosovë me familjen e tij, përfshirë dy bijtë e tij të ndjerë, Astritin e Arbnorin, rrethanat e vdekjes të të cilëve ligjërisht mbeten ende të pasqaruara. /Periskopi
Zhduket një e mitur në Prishtinë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...